Kosovë-Islandë, nis ndeshja në “Fadil Vokrri”

Kosovë-Islandë, nis ndeshja në “Fadil Vokrri”

Ka filluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ballafaqimi ndërmjet Kosovës dhe Islandës, sfidë kjo e vlefshme për play-off-in e Ligës së Kombeve. 

Skuadra që do të tregohet më e suksesshme në dy ballafaqimet sot dhe të dielën, do ta sigurojë Ligën B të Ligës së Kombeve, raporton KosovaPress.  


Lajmi i mirë për Kosovën erdhi pak para fillimit të ndeshjes pasi kapiteni Amir Rrahmani ia doli të rikuperohet nga lëndimi dhe trajneri Franco Foda i ka dhënë atij vendin e startuesit në formacion.

Formacioni i Kosovës: Muriq, Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Paqarada, Rexhebeçaj, Berisha, Krasniqi, Rashica, Rrudhani, Muriqi.

Lexo edhe

Video