Kosovë-Islandë, ja kush shënon

Kosovë-Islandë, ja kush shënon

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka arritur në epërsi kundër Islandës me rezultat 1:0, por shumë shpejt ka pësuar gol për 1:1.


Vetëm dy minuta zgjati epërsia e Kosovës pas golit të Lumbardh Dellovës në minutën e 19-të, pasi lojtari mysafir Orri Oskarsson barazoi kur doli përballë portierit Muriq.

Ndeshja në “Fadil Vokrri” po zhvillohet para 12 mijë shikuesve, në një atmosferë të zjarrtë pavarësisht temperaturave të ulëta, raporton KosovaPress.

Lexo edhe

Video