Kosovë-Islandë, dardanët zbresin sonte në “Fadil Vokrrin” e zjarrtë

Kosovë-Islandë, dardanët zbresin sonte në “Fadil Vokrrin” e zjarrtë

Kombëtarja e Kosovës në futboll synon që përmes ndeshjeve të play-off-it të ngrihet në Ligën B të Ligës së Kombeve, shkruan KosovaPress.

Për ta arritur këtë objektiv, Dardanët duhet të tregohen më të suksesshëm se Islanda në dy ndeshjet që do të zhvillohen mes tyre brenda tri ditëve.

Dueli i parë zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45 dhe para ndeshjes, trajneri Franco Foda në konferencë për media të zhvilluar dje bëri të ditur se mesfushori Valon Berisha dhe mbrojtësi Amir Rrahmani janë ende duke u rikuperuar nga lëndimet, andaj paraqitja e tyre sonte është në dyshim

Trajneri i dardanëve theksoi se nga lojtarët do të kërkojë që të bëhet presion ndaj Islandës që nga minuta e parë e ndeshjes.


Lexo edhe:

https://kosovapress.com/kosova-pret-fitore-ndaj-irlandes-foda-nuk-ka-pasur-ftese-per-brrute

Optimistë për fitore u shpreh edhe sulmuesi anësor, Milot Rashica i cili deklaroi se përkundër se Islanda ka lojtarë kualitativ, Dardanët duhet ta bëjnë lojën e tyre duke shfrytëzuar në maksimum cilësitë individuale që kanë lojtarët, shkruan KosovaPress.

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet të jetë e zjarrtë pasi janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion, pra rreth 13 mijë.

Lexo edhe

Video