Kosova vendi më i lumtur në rajon – flasin qytetarët

Raporti Botëror i Lumturisë 2025 e cilëson Kosovën si vendin e 29-të më të lumtur në tërë globin në vitin 2024,  ndërsa duke e bërë atë vendin e parë më të lumtur në rajon. Ndërsa shtetet e rajonit mbesin shumë prapa Kosovës sipas këtij raporti.

Mirëpo cilat janë arsyet që e bëjnë Kosovën vendin më të lumtur në rajon, dhe ndër më të lumturit në botë. Qytetarët mendojnë se Kosova duke qenë në robëri ka vuajtur shumë, dhe tani  e dinë vlerën e lirisë.

Skënder Buja thotë se shqiptarët në Kosovë kanë vuajtur me shekuj, dhe tani janë më të lumtur, pasi që e shijojnë lirinë.

Po ashtu edhe një qytetar tjetër, Osman Breznica, thekson se Kosova duke qenë një vend i robëruar në të kaluarën, tani duke qenë të lirë e ndjejnë lumturinë.


Ndërsa Ibrahim Thaçi shprehet i habitur me këtë raport. Ai thotë se duke parë situatën në Kosovë ku ndodh dhunë në familje mbetet i befasuar dhe nuk i beson këtij raporti.

Hasan Ramadani, thotë se i beson plotësisht këtij raporti, pasi populli shqiptar lirinë e ka fituar me shumë mund.

Kujtojmë, në korrik 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli një rezolutë, sipas së cilës Dita Ndërkombëtare e Lumturisë do të shënohet çdo vit më 20 mars.

Objektivi i kësaj dite është të theksohet se lumturia dhe prosperiteti nuk janë vetëm dëshira personale, por edhe qëllime globale. Kjo ditë na kujton se lumturia është një aspekt thelbësor i jetës njerëzore dhe duhet promovuar, transmeton KosovaPress.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Lexo edhe

Video