Kosova vend i zymtë, Abdixhiku kërkon votën e ri-zgjimit kolektiv më 9 shkurt

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Kosova është bërë vend i zymtë dhe ndarja kombëtare ka arritur nivele të paimagjinueshme për shkak të qeverisjes së të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, LDK sonte ka zbuluar listën e 110 kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Abdixhiku ka theksuar se lista zgjedhore përmban njerëzit e duhur për udhëheqje të duhur shtetërore.

Para anëtarëve të kësaj partie, Abdixhku ka theksuar se gjendja aktuale në vend me sanksione të BE-së dhe përplasje me aleatët e Kosovës tregon nevojën për një shenjë ri-zgjimi kolektiv që duhet të ndodhë më 9 shkurt.


Ai zotuar se me LDK-në në pushtet koeficienti qysh javën e parë do të jetë 150 euro. Ndërsa ka përmendur edhe disa nga kryetarët e komunave kandidatë për deputetë – Gazmend Muhaxheri – Pejë, Imri Ahmeti – Lipjan, Sokol Haliti – Viti dhe kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi.

LDK në garën për zgjedhjet nacionale do t’i ketë edhe pesë kandidatë nga mërgata – dy nga Zvicra, dy nga Gjermania dhe një nga Austria.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Lexo edhe

Video