Kosova të përshpejtojë në miratimin e Planit kombëtar të energjisë dhe klimës

Sipas një hulumtimi të Institutit për Siguri dhe Reziliencë- Prevent, mbi katastrofat natyrorë dhe sfidave të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, del se Kosova nuk ka kapacitete institucionalë me u përballë me këto ndryshime të klimës që po ndodhin çdo ditë, raporton KosovaPress.

Sipas këtij raporti, disa nga kërcënimet kryesore që përballet shoqëria dhe institucionet në Kosovë nga ndryshimet klimatike janë përmbytjet e shpeshta, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, bujqësi dhe shtëpi banimi.

Andi Batusha hulumtues në Institutin për Siguri dhe Reziliencë – Prevent theksoi se nuk ka  koordinim të mirëfillt ndërinstitucional dhe se sipas tij, ka ndërgjegjësim të ulët të publikut në përpjekjet për qëndrueshmëri klimatike, shkruan KosovaPress.


Batusha, rekomandon që të përshpejtohet miratimi i Planit Kombëtar të Energjisë dhe klimës.

Ndërsa, Adea Kondirolli nga Open Society Foundations Ëestern Balkans shtoi se në këtë dokument shfaqen hapat që duhet me i ndërmarrë shteti për me u përballë me këtë temë.

Ky raport synon të analizojë kapacitetet e institucioneve në Kosovë qe janë përgjegjëse për parandalimin dhe reagimin ndaj pasojave të ndryshimeve klimatike, raporton KosovaPress.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video