Kosova përmbyll suksesshëm programet me FMN-në

Është përmbyllur me sukses Programi i Aranzhimit për Gatishmëri (SBA) për Kosovë në shumë prej 100 milionë eurosh dhe aranzhimi Resilience and Sustainability Facility në shumë prej rreth 80 milionë eurosh.

Në konferencën e përbashkët për media, e cila u organizua nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Banka Qendrore e Kosovës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, është theksuar progresi i arritur nga programet.

Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati tha se të dyja këto programe ishin dakorduar dy vjet më parë pas një serie negociatash dhe kishin për qëllim mbështetjen për shtetet që përmbushin politikat fiskale. Ai nënvizoi se Kosova është bërë shteti i parë në Evropë dhe rajon që përfitoi nga ky program, raporton KosovaPress.


Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili tha se bankat vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetje të ekonomisë reale. Raporti i kredive dhe depozitave ka arritur në 84.6 për qind, me një rritje dyshifrore në kredi dhe depozita.

Kreu i Misionit të FMN-së në Kosovë, David Amaglobeli ka vlerësuar se është arritur progres i konsiderueshëm dhe se objektivat e caktuara fillimisht për programin janë përmbushur me sukses.

Kujtojmë, më 2023 Bordi Ekzekutiv i FMN-së kishte miratuar Programin e Aranzhimit për Gatishmëri (SBA) për Kosovë, në shumë 100 milionë euro, si dhe aranzhimin Resilience and Sustainability Facility në shumë 78 milionë euro për rritjen e kapaciteteve gjeneruese të energjisë së ripërtërirë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Lexo edhe

Video