Dardanët kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë të play-off-it për kualifikim në grupin B të Ligës së Kombeve.
Kombëtarja e Kosovës tregoi lojë të mirë në përballje me islandezët, duke fituar me golat e Dellovës dhe Rexhbeçajt pçr rezultatin 2:1, ndërsa mysafirët shënuan përmes Oskarsson.
Deri në fund të ndeshjes dardanët patën edhe disa raste shumë rë mira shënimi, sidomos përmes Milot Rashicës e Vedat Muriqit.
Kjo fitore i jep një përparësi Kosovës para ndeshjes së kthimit në Nueva Condomina në Mursia të Spanjës, nga ora 18:00, më 23 mars, pasi triumfi apo edhe barazimi do ta dërgonte ekipin kosovar për herë të parë në grupin B të Ligës së Kombeve.
Kjo është fitorja e parë e Kosovës ndaj Islandës në gjithsej tri përballjet e deritanishme, raporton KosovaPress.