Dardanët kanë performuar një ndeshje të mrekullueshme kundër Islandës duke siguruar kualifikimin në Ligën B të Kombeve.
Të përzgjedhurit e Franco Foda dominuan në fushë përballë kundërshtarit duke shënuar tre gola përmes Vedat Muriqit në Mursia të Spanjës.
Islanda erdhi në epërsi me golin e Oskarsson qysh në minutën e dytë, por dardanët më pas u rikthyen në lojë duke u treguar shumë të mirë se sa kundërshtari, gjë e cila iu shpagua në fund.
Vedat Muriqi shënoi het-trik në minutat 35, 43+3 pjesa e parë dhe 79, duke promovuar përfundimisht dardanët me rezultat të përgjithshëm 5:2, raporton KosovaPress.