Kontrolle sanitare në Mitrovicën e Veriut, pezullohen disa kafene e lokale

Kontrolle sanitare në Mitrovicën e Veriut, pezullohen disa kafene e lokale

Drejtoria e Inspeksionit me asistimin e inspektoratit sanitar të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë ndërmarrë kontrolle të jashtëzakonshme në kafene dhe lokale që veprojnë natën me apo pa muzikë live në Mitrovicën e Veriut.


Në një njoftim në Facebook bëhet e ditur se qëllimi i kontrolleve ka të bëjë me mbrojtjen e shëndetit publik dhe respektimi i ligjit, dhe se disa objekte janë pezulluar për shkak të shkeljeve serioze të kushteve sanitare.

Kontrollet do të vazhdojnë pa paralajmërim në gjithë territorin e komunës, ndërsa operatorëve u bëhet thirrje të veprojnë në përputhje me standardet ligjore. Qytetarët mund të raportojnë të gjitha parregullsitë në Drejtorinë e Inspeksionit të komunës së Mitrovicës së Veriut, raporton KosovaPress.

Lexo edhe

Video