Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ai ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Konjufca tha se sot është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë e shtetit. Ai shtoi se gjëja më e rëndësishme sot është që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.
Numri i qendrave të votimit të cilat janë në dispozicion të qytetarëve është 941, prej të cilave 903 për votimin e rregullt, me gjithsej 2 mijë 533 vendvotime, dhe 38 qendra të votimit për votimin me kusht (nga një për çdo komunë), me gjithsej 56 vendvotime.
Qytetarët me të drejtë vote kanë mundësinë që në këto zgjedhje parlamentare të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë, ndryshe nga votimet e kaluara kur mundësia ishte të zgjidheshin vetëm deri në pesë kandidatë.
Zgjedhjet e sotme parlamentare të 9 shkurtit po monitorohen edhe nga mbi 100 vëzhgues të Bashkimit Evropian, raporton KosovaPress.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…