Në tryezën e Dialogut Ndërfetar u tha se Kosova ka një trashëgimi të gjatë ndërfetare e cila duhet të forcohet gjithnjë e më shumë.
Kjo tryezë me temën “Dialogu ndërfetar sipas modelit shqiptar”, u organizua nga Fondacioni “Drita” dhe u mbajt në Katedralen e Prishtinës, raporton KosovaPress.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh se historia e popullit shqiptar tregon se në asnjë moment të historisë nuk mund të gjendet një konflikt i cili ka bazë fetare.
Ai tha se dialogu ndërfetar sipas modelit shqiptar duhet sa më shumë të shpërndahet.
Presidenti i Fondacionit “Drita”, Zef Gashi u shpreh se Kosova ka një histori të gjatë të bashkëjetesës ndërfetare dhe ndër-etnike e cila duhet të forcuar gjithnjë e më shumë.
Delegati Apostolik i Vatikanit, Jean Marie Speich u shpreh se për lumturi, harmoni e bashkëjetesë duhet dialog për të ecur përpara.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…
/KosovaPress/