Konjfuca kërkon pjesëmarrje më të madhe të grave në jetën politike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar pjesëmarrjen më të madhe të grave në jetën publike dhe politike.

Ai në konferencën “Roli i legjislativit në adresimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”, tha se dhuna në bazë gjinore mbetet një sfidë e shoqërisë kosovare, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për luftimin e saj.

Tutje, Konjufca ngriti shqetësimin e tij se rastet e dhunës ndaj grave janë rritur viteve të fundit, përkundër përpjekjeve të përbashkëta për luftimin dhe parandalimin e saj.


Në anën tjetër, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se kanë ndërmarrë disa nisma ligjore për parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore.

Ajo theksoi se përveç masave të ndërmarra, shoqëria kosovare duhet të edukojë brezat e rinj mbi parimin e barazisë gjinore, respektin dhe solidaritetin.

Pjesë e kësaj konference ishin përfaqësues nga institucionet të ndryshme të Kosovës, përfshirë ato të drejtësisë dhe sigurisë./KosovaPress/

Lexo edhe

Video