Konfiskohen dhjetë qese me marihuanë, dy të arrestuar

Konfiskohen dhjetë qese me marihuanë, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar në Lipjan, pasi që gjatë kontrollit te njëri i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar dhjetë qese të vogla me marihuanë të përgatitura për shitje.


Sipas Policisë, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit të dytë, pasi që dyshohet se i njëjti e kishte angazhuar të dyshuarin e lartcekur për shitjen e narkotikëve.

Pas përfundimit të intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe

Video