Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Konferencën e Sigurisë në Munih, është takuar me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq.
Në takim është diskutuar mbi sigurinë rajonale, rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial, si dhe avancimit të rrugës euroatlantike për dy shtetet.
Kujtojmë, Bosnje dhe Hercegovina nuk ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, për shkak të qëndrimit refuzues të etnitetit serb.