Konferenca e Policisë, detaje për armët e konfiskuara në veri

Policia e Kosovës po mban një konferencë për media ku do të shpalosen detaje rreth operacionit policor që u zhvillua në një fshat të Leposaviqit.


Sipas njoftimit, realizmi i operacionit policor rezultoi me gjetjen dhe konfiskimin e armës, municionit, një sasie të eksplozivit dhe uniformave ushtarake, të cilat do të prezantohen për media.

Në këtë konferencë po marrë pjesë ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla,  drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha dhe zv drejtori i DRP Mitrovicë Veri, Veton Elshani.

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video