Komuna e Gjilanit miraton buxhetin për vitin 2025

Komuna e Gjilanit miraton buxhetin për vitin 2025

Komuna e Gjilanit miratoi të enjten buxhetin për vitin 2025, pas disa muaj përpjekjesh. Buxheti i miratuar është në vlerë rreth 40 milionë euro.

“Ky është një moment i rëndësishëm për qytetin tonë, pasi ky buxhet do të jetë në shërbim të qytetarëve pa dallim, duke mundësuar investime dhe zhvillim për Gjilanin që duam”, tha kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai tha se në buxhetin e miratuar nuk është përfshirë projekti i bulevardit të qytetit në vlerë prej 20 milionë euro.


“Ky projekt, i cili do të kishte një ndikim të madh në infrastrukturën dhe zhvillimin urban të Gjilanit, është larguar nga opozita gjatë diskutimeve të sotme. Mungesa e tij do të thotë një mundësi e humbur për modernizimin e hapësirave publike, lehtësimin e qarkullimit dhe krijimin e një mjedisi më të mirë për qytetarët”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Buxheti mori mbështetje nga partitë opozitare me disa projekte shtesë.

Komuna e Gjilanit është e vetmja që nuk e pati miratuar buxhetin e këtij viti./KosovaPress

Lexo edhe

Video