Komisioni për siguri diskuton për mbylljen e Tiktokut

Për mundësinë e mbylljes së rrjetit social Tiktok është diskutuar të mërkurën në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ky diskutim është bërë me kryetaren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku. Deputetët, nga pozita dhe opozita, kanë përmendur rreziqet që po vinë nga kjo platformë.

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, pyeti për mundësitë, siç tha ai, për ta “shtrënguar punën e Tiktok-ut”.

“Cilat janë mundësitë tona për ta shtrënguar këtë punën e TikTokut, pasi e dini ka qenë shqetësim i jashtëzakonshëm. Ka vende të ndryshme evropiane kur kërkohet letërnjoftimi i personit në fjalë ku kërkohet të hapet llogaria. Kjo eviton mundësinë e hapjes së llogarive të fëmijëve të mitur, po flas nën moshën 16 vjeçare”, pyeti ai.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha tha se kjo platformë është “jashtë kontrollit”.

“Ne duhet të mendojmë këtu për reduktimin e tij ose ndalimin e tij. Duhet të mendojmë si shtet në këtë formë”, tha ai.


Mirëpo, komisionerja Sogojeva tha se mbyllja e kësaj platforme sociale nuk është kompetencë e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, por e qeverisë.

Por ajo theksoi se me Tik-Tokun kanë arritur një marrëdhënie bilaterale, ku janë rritur politikat e privatësisë.

Ajo shtoi se problematikë vazhdon të jetë mungesa e domenit zyrtar të Kosovës në këto platforma.

Në këtë mbledhje, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e ka miratuar planin e performancës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2025.

Komisionerja, Krenare Sogojeva-Dermaku, para deputetëve tha se prioritet e agjencisë është mbrojtja e të dhënave personale.

Sipas saj, një gjë e tillë do të arrihet përmes shtimit të inspektimeve dhe ngritjes së kapaciteteve.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video