Komiku Conan O’Brien do të rikthehet si prezantues për Oscars 2026

Komiku Conan O’Brien do të rikthehet si prezantues për Oscars 2026

Humoristi amerikan Conan O’Brien do të rikthehet si prezantues i ceremonisë së çmimeve Oscar në mars të vitit 2026, pasi bëri debutimin e tij këtë vit, njoftoi sot Akademia e Hollivudit.

“Conan ishte prezantuesi i përsosur – ai na udhëhoqi nëpër mbrëmje me humor, ngrohtësi dhe respekt”, thanë në një deklaratë kryetari i Akademisë, Bill Kramer, dhe presidentja Janet Yang, shkruan LUSA.

I cituar në të njëjtin tekst, Conan O’Brien deklaroi se arsyeja e vetme pse do të rikthehej në Oscars vitin e ardhshëm është “për të dëgjuar [aktorin] Adrien Brody të përfundojë fjalimin e tij”, duke iu referuar faktit se Brody – fitues i çmimit për Aktorin më të Mirë këtë vit, për filmin “The Brutalist” – mbajti fjalimin më të gjatë në historinë e Oscars, me pesë minuta e 40 sekonda.


Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit kujtoi se transmetimi televiziv i çmimeve Oscar këtë vit arriti në 19.69 milionë shikues, që përbën shifrën më të lartë në pesë vitet e fundit dhe një rritje prej 1% krahasuar me vitin 2024.

Conan O’Brien, 61 vjeç, bëri debutimin e tij si prezantues i Oscar-ëve në edicionin e këtij viti. I njohur si preazantues i disa emisioneve televizive të natës, ai ka qenë edhe skenarist për “Saturday Night Live” dhe “The Simpsons”, si dhe vijon të drejtojë podcastin e tij “Conan O’Brien Needs a Friend”, siç rikujtoi Akademia në biografinë e ndarë për të, transmeton KosovaPress.

Kritikët ishin pothuajse unanimë në vlerësimin e performancës së O’Brien si prezantues i ceremonisë, ku ai pasoi Jimmy Kimmel.

Ceremonia e 98-të e çmimeve Oscar do të zhvillohet më 15 mars të vitit të ardhshëm, në Hollivud, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo edhe

Video