Kolgeci merr drejtimin e Federatës së Hendbollit, zbulon objektivat për këtë sport

Edin Kolgeci ka marrë drejtimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) duke e pasuar Eugen Saraqinin. Kolgeci mori besimin e shumicës së delegatëve të kësaj federate në Kuvendin Zgjedhor më 30 janar.

Në intervistën e tij të parë si kryetar i kësaj federate, të dhënë për KosovaPress, Kolgeci ka folur për punët që e presin menjëherë në javët në vazhdim, duke nisur me dy eventet ndërkombëtare në Prishtinë – kampionatet IHF Trophy për grup-moshat U18 dhe U20, evente këto që Federata Evropiane ia ka besuar FHK-së.

Angazhim direkt do të ketë edhe në lidhje me Kombëtaren A të Hendbollit e cila është në rrugëtimin e saj për kualifikim në kampionatin evropian dhe në muajin mars janë dy ndeshjet vendimtare kundër Ukrainës. Kolgeci shprehet i bindur se mund të arrihet ky sukses nëse lojtarët japin gjithçka nga vetja.


Sa i përket objektivave afatgjata, Kolgeci thotë se në këtë mandat do të punojë që sporti i hendbollit të futet në shkollat fillore përmes kurrikulës mësimore.

Ai ka kritikuar institucionet shtetërore për mungesë të investimeve të nevojshme në infrastrukturë edhe pas 26 vjet pas luftës.

Brenda pak muajsh, Federata e Hendbolli mori dy lajme të hidhura, vdekjen e sekretarit Izet Gjinovci si dhe zyrtaren financiare Valbona Mehmeti. Këto dy humbje, Kolgeci i konsideron të mëdha për hendbollin dhe sportin e Kosovës.

Në mandatin e tij të parë si kryetar Kolgeci ka thënë se do të përkushtohet edhe në aspektin e rritjes së kualitetit të trajnerëve dhe gjyqtarëve, duke sjellë në Kosovë seminare të ndryshme ndërkombëtare që kontribuojnë në avancimin e punës së tyre.

Lexo edhe

Video