Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) në mbledhjen e parë të ciklit olimpik 2021 – 2025 ka votuar unanimisht propozimin e presidentit Ismet Krasniqi për emërimin e Astrit HasaniT, këshilltar i KOK-ut për marrëdhënie ndërkombëtare
Hasani, ish-kryetar i Federatës së Peshëngritjes së Kosovës, është arkëtar (thesar) dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Peshëngritjes që nga viti 2016. Momentalisht është kandidat për president të Federatës Evropiane të Peshëngritjes me mbështetje të plotë nga KOK-u.
Krahas tyre, Hasanit i ishte besuar pozita e CEO-së për organizimin e Kongresit Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes, të mbajtur në vitin 2022 në Tiranë të Shqipërisë, organizim që më vonë organizata “Albanian Excellence” i dha çmimin “The Grand Excellence Aëard”.
Po ashtu, për shkak të kontributit në peshëngritjen evropiane, vitin e kaluar në Varshavë të Polonisë në Kongresin Evropian, pranoi çmimin e madh evropian “Ylli i Artë”.
