Katër liderëve të Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani, Selim Pacolli, Ferid Agani dhe Fatmir Smajli, kanë takuar sot në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, ku është diskutuar mbi çështjet me rëndësi për qytetarët e Kosovës, përfshirë promovimin e vlerave të tolerancës, harmonisë ndërfetare dhe bashkëpunimit për të mirën e përbashkët.
Gjatë takimit, Tërnava theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar dhe bashkëpunimit mes institucioneve fetare dhe politike për të forcuar paqen dhe stabilitetin në Republikën e Kosovës.
“Liderët e koalicionit shprehën falënderimet e tyre për punën e palodhshme të Bashkësisë Islame në ruajtjen e traditës dhe kujdesin për familjen, duke theksuar se dialogu dhe mirëkuptimi janë themelore për të adresuar sfidat e sotme. Në fund të takimit, palët u pajtuan që të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke respektuar vlerat kulturore, fetare dhe kombëtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në një njofitm të këtij koalicioni.