Koalicioni për Familjen shpalos programin në Lipjan

Koalicioni për Familjen shpalos programin në Lipjan

Koalicioni për Familjen ka mbajtur tubim elektoral në Lipjan ku ka prezantuar programin zgjedhor.

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani përmendi shtatë zotimet kryesore të programit të tyre zgjedhor.

“Fuqizimi i familjes, rritjen e numrit të fëmijëve përmes programit të stimulimit financiar të nënave të reja, 500 euro për nënat për fëmijët e parë, 750 për fëmijën e dytë, 1000 për fëmijën e tretë”, tha ai.


Agani tha se synojnë “pastrimin e teksteve mësimore nga çdo përmbajtje e cila i cenon vlerat etike dhe morale”.

Ai premtoi sigurimet shëndetësore për të cilat tha se janë domosdoshmëri derisa përmendi edhe lehtësira fiskale për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Ndër zotimet e Koalicionit për Familjen, ai tha se është edhe Vetingu në sistemin e drejtësisë.

“Stimulime financiare për kujdestarët e fëmijëve me aftësi të kufizuar”, tha Agani derisa premtoi edhe ndërtimin i një termocentrali me 1200 megavat./KosovaPress

Lexo edhe

Video