Koalicioni Për Familje: Do të luftojmë dukuritë që rrezikojnë familjet tona

Koalicioni për Familje ka hapur sonte zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, me premtimin se me ardhjen e saj në pushtet do të mbrohet familja si shtylla kryesore e shoqërisë.

I ftuar special në hapje të fushatës ishte ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë ambasadori William Walker.

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Familjen, Eman Rrahmani falënderoi ambasadorin Walker duke thënë se është personi i cili ka dëshmuar si mbrohet familja.

Ndërsa, kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli theksoi se Koalicioni për Familjen mbron shtyllën kryesore të shoqërisë tonë.  


“Mos i dëgjoni njerëzit që nuk kanë as karakter, as edukatë e kanë humbur moti, që nuk e vlerësojnë familjen”, theksoi Pacolli.

Kandidati për deputet Selim Pacolli tha se janë të përkushtuar për të bashkëpunuar me qytetarët për zgjidhjen e problemeve me të cilat ata përballen.

Kreu i Partisë së Drejtësisë Ferid Agani u shpreh se familjet janë vënë në sprova të papritura nga qeverisjet e paafta e të papërgjegjshme.

“Janë duke e vuajtur fëmijët, burri e gruaja, edhe gjyshërit e gjyshet, nga vetmia të cilët papritur po ballafaqohen në ditët e tyre të pleqërisë”, u shpreh Agani.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Lexo edhe

Video