Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka zgjedhur kryepeshkopin e ri, Hirësi Joan Pelushi.
Mes tre kandidaturave të propozuara, Sinodi i Shenjtë u mblodh për të zgjedhur Kryepeshkopin e ri, mbledhje e cila zgjati 40 minuta. Hirësi Joan Pelushi do të pasojë Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatosin, raporton EuroNews.al.
Me shpalljen e emrit të Kryepeshkopit të ri Joan Pelushi, tashmë bien kambanat në të gjitha katedralet dhe kishat e Shqipërisë, me praninë e besimtarëve të shumtë.