Kinolli thotë se janë konstruktivë në qasje, pa vija të kuqe ndaj asnjë partie

Kryetari i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli pas takimit që zhvilloi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti tha se ky takim ishte konstruktiv dhe se do të japin kontributin e tyre për formimin e qeverisë së re, raporton KosovaPress.

Takimi i Kurtit me Kinollit ndodhi në vazhdën e takimeve të shumta që kreu i LVV i ka zhvilluar këto dy ditë me partitë e komuniteteve joshumicë në vend.

Kinolli si deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës tha se nuk kanë asnjë vijë të kuqe për ndonjë subjekt politik.


Ai shtoi se kanë kërkuar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që si komunitet të trajtohen barabartë, shkruan KosovaPress.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Kinolli i pyetur nëse do të votojnë një qeveri të formuar nga partitë opozitare, tha se për këtë çështje do të flasin pas 15 prillit kur edhe do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Lexo edhe: https://kosovapress.com/berisha-skemi-vija-te-kuqe-me-askend

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video