Në janar, më shumë se një duzinë robotësh humanoidë bënë një debutim të madh në ‘gala’ të Vitit të Ri Lunar në Kinë, duke performuar me shkallë dhe duke tërhequr vëmendjen e një miliardë shikuesve. Pavarësisht se shumë nga këta robotë janë ende në faza të hershme, konkurrenca me Tesla po rritet. Kompanitë amerikane dhe kineze po investojnë masivisht në zhvillimin e robotëve humanoidë, me një treg të mundshëm prej 38 miliardë dollarësh deri në vitin 2035, shkruan CNN.
Përkundër fillimit të vonë të Kinës në këtë fushë, vendi po e mbyll hendekun me konkurrentët perëndimorë dhe po optimizon zinxhirët e furnizimit dhe çmimet. Pekini ka mbështetur publikisht industrinë e robotikës humanoide, duke ndihmuar zhvillimin e prodhimit masiv dhe duke inkurajuar investimet. Autoritetet kineze kanë planifikuar që robotët humanoidë të prodhohen masivisht deri në vitin 2025, përcjell KosovaPress.
Megjithatë, Kina ka ende mangësi në teknologjitë kryesore si çipat dhe sensorët e avancuar, dhe është e varur nga teknologjitë perëndimore. Për t’i përmirësuar këto mangësi, prodhuesit kinezë po kërkojnë mundësi bashkëpunimi me Tesla dhe duke zhvilluar produkte më të përmirësuara për tregun vendas.
Kina po shfrytëzon çmimet konkurruese për të hyrë në këtë treg, duke ofruar modele të robotëve humanoidë që janë shumë më të lira se ato të rivalëve si Tesla. Me zhvillimin e vazhdueshëm të teknologjisë dhe rritjen e prodhimit, robotët humanoidë mund të jenë një zgjidhje për krizën demografike të vendit, duke ofruar mbështetje në forcën e punës dhe duke ndihmuar në sektorët e ndryshëm të ekonomisë.