Kim Kardashian me këmbë të thyer merr pjesë në hapjen e dyqanit të saj

Kim Kardashian me këmbë të thyer merr pjesë në hapjen e dyqanit të saj

Kim Kardashian nuk heq dorë nga takat as me këmbë të thyer. Ajo hapi një dyqan për markën e saj të modës Skims në Nju Jork dhe sigurisht që tërhoqi vëmendjen.

Ajo kishte veshur një kombinim të modës prej lëkure ngjyrë bezhë që i vinte në pah dekoltenë. Megjithatë, ajo tërhoqi vëmendjen e turmës me skuterin në të cilin hipi në hapje. Ajo e mbajti këmbën e lënduar në ulësen e karrocës për ta pushuar.


Kim nuk ka treguar se si ka ndodhur fraktura, por ka njoftuar në Instagram se ka pasur një aksident. “Këmba e thyer për pushime”, ka shkruar ajo.

Brendi, i cili kohët e fundit u vlerësua 4 miliardë dollarë, tani ka dyqanin e saj të parë kryesor në Avenynë e Pestë, me sipërfaqe 610 metrash katrorë në katër kate, dikur hapësirë ​e brendit Versace për dy dekada.

“Dyqani karakterizohet nga shkëlqimi i lartë i kombinuar me ngjyrat monokromatike, një larmi materialesh dhe teksture, dhe gjithçka është e stampuar, si logot tona”, tha Kim.

Lexo edhe

Video