KFOR-i publikon pamje nga patrullimi i ushtarëve amerikan në veri

KFOR-i publikon pamje nga patrullimi i ushtarëve amerikan në veri

Ushtarët amerikanë të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar një patrullë të montuar përgjatë vijës së kufirit administrativ në veri të Kosovës.


Këto përpjekje sipas njoftimit të KFOR-it, janë pjesë e misionit të përditshëm për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, raporton KosovaPress.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video