Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prij në komunat në të cilat qeverisë.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje prin në katër komunat Shtime, Kamenicë, Gjilan dhe Podujevë.
Në Shtime sipas publikimit të rezultateve preliminare Lëvizja Vetëvendosje ka marr 46.55 për qind ose 6 mijë e 284 e votave të rregullta. Derisa në votat me postë ka marr 53.72 për qind ose 339 vota sipas rezultateve të fundit të publikuara më 3 mars në ora 23:37 në faqen e KQZ-së, raporton KosovaPress.
Në Kamenicë LVV ka marr 52.53 për qind ose 7 mijë e 532 vota të rregullta, ndërsa në votat me postë ka grumbulluar 70.20 për qind e votave ose 1 mijë e 119.
Në Gjilan figurojnë 51.46 për qind apo 24 mijë e 20 vota të rregullta për Lëvizjen Vetëvendosje derisa në votat me postë 70.92 për qind ose 3 mijë e 95 vota.
Edhe në Podujevë LVV ka marr 49.77 për qind ose 20 mijë e 868 vota të rregullta, ndërsa në votat me postë 55.44 për qind apo 1 mijë e 437 e votave.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave përmes postës.
Sipas përditësimit të rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më 3 mars në ora 23:37 janë numëruar 90.37 për qind e votave.
Lexo edhe:
https://kosovapress.com/numerohen-90-37-per-qind-e-votave-me-poste-keto-jane-rezultatet/