Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zgjedhjet parlamentare të 09 shkurtit 2025 në Komunën e Mitrovicës të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 40.59 për qind e qytetarëve.
Në Mitrovicë sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje prin me 56.33 për qind. Krahasuar me rezultatet përfundimtare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 Lëvizja Vetëvendosje ka arritur ti ketë 64.26 për qind të votave.
Partia Demokratike e Kosovës në rezultatet preliminare në Mitrovicë ka arritur ti marr 30.70 për qind, ndërsa në rezultatet përfundimtare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kishte arritur t’i marr 24.19 për qind.
Lidhja Demokratike e Kosovës në rezultatet preliminare në Mitrovicë ka arritur ti marr 6.37 për qind të votave, derisa në rezultatet përfundimtare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kishte arritur t’i marr 6.12 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sipas rezultateve preliminare ka arritur ti marr 1.34 për qind derisa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kishte arritur t’i marr 1.51 për qind.
Këto të dhëna preliminare janë publikuar në orën 09:34. Rezultatet preliminare të publikuara sot nga KQZ-ja, nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta si dhe votat jashtë Kosovës.