Këto janë partitë e pezulluara nga KQZ-ja

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka pezulluar Partinë Republikane për Ndryshime dhe Partinë Shpresa Demokrate, pasi nuk kanë dorëzuar raportet financiare për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2024.

Përkundër gjobës së vendosur, të njëjtat nuk kanë dorëzuar pasqyrat financiare deri në afatin e paraparë deri më 1 mars 2025. Megjithatë për çregjistrimin e plotë të tyre u tha se do të vendoset pas një afati shtesë prej 15 ditësh për t’i dërguar raportet financiare.


Drejtori i Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të subjekteve politike, Besnik Buzhala paraqiti arsyet para anëtarëve të KQZ-së për pezullimin e këtyre dy partitë politike.

Ndërsa, kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, i pyetur nga gazetarët, nuk pranoi të komentojë vonesat e mundshme për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje të hënën ka dorëzuar ankesë në PZAP, duke kërkuar anulimin e votave me postë të LDK-së, si dhe rinumërimin e votimit me postë, raporton KosovaPress.

Lexo edhe

Video