Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare të partneritetit për menaxhimin e grant-komtratës të asistencës teknike, në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë-Shqipëri.
Nismën e njëjtë ekzekutivi e miratoi edhe me Malin e Zi raporton KosovaPress.
Krahas kësaj, qeveria i dha dritën e gjelbër edhe marrëveshjes së përgjithshme të sigurisë me Slloveninë, për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.
Ekzekutivi po ashtu miratoi edhe draft strategjinë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara 2025-2030 dhe planin e veprimit 2025-2027.
Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën nismën për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton KosovaPress.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se përmes kësaj marrëveshjeje angazhohen në avancimin e bashkëpunimit me SHBA-në në fushën e mbrojtjes dhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake.
Lexo edhe:
https://kosovapress.com/qeveria-miraton-nismen-per-marreveshje-kornize-per-bashkepunim-me-shba-ne-ne-fushen-e-mbrojtjes/