Ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon numërimin e votave, sipas burimeve të KosovaPress ndër kandidatët që kanë siguruar ulëset në Kuvendin e Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) janë Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Vlora Çitaku dhe Përparim Gruda.
Ndërsa, ndër kandidatët që janë afër sigurimit të votave për deputetë janë Xhevahir Geci, Fadil Demaku, Sala Jashari, Petrit Hajdari, Kujtim Gashi dhe Ragip Xhaka dhe Jakup Nura.
Xhevahir Geci për KosovaPress tha se deri më tani ka mbledhur rreth 6 mijë vota dhe pret që së paku t’i dyfishojë ato. Ndërsa Ragip Xhaka u shpreh optimist se “do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, por nuk ka bërë të ditur numrin e votave që ka siguruar.
Ndërkaq, Kujtim Gashi u shpreh se “trendi është pozitiv, porse është herët për të konkluduar”.
Megjithatë, asgjë nuk është zyrtare dhe se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë po vazhdon ende. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 876 vendvotime nga 2.533.
Artikulli i plotë në sistemin me parapagim.
/KosovaPress/