Një nga zjarret më të mëdha aktualisht është regjistruar në Komunën e Deçanit, në vendin e quajtur ‘Çeli’, ku kanë përfshirë një sipërfaqe me gështenja dhe shkurre.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se zjarri në malet e Deçanit është nën kontroll dhe se ekipet po punojë intensivisht për shuarjen dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, raporton KosovaPress.

“Sipas raporteve të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112, në nivel vendi është vërejtur një shtim i zjarreve. Një nga zjarret më të mëdha aktualisht është regjistruar në Komunën e Deçanit, në vendin e quajtur ‘Çeli’, ku kanë përfshirë një sipërfaqe me gështenja dhe shkurre. Pas pranimit të njoftimit, janë mobilizuar forcat e NJPZSH-Deçan dhe NJPZSH-Junik, pjesëtarë nga Agjencia Pyjore si dhe vullnetarë. Ekipet po punojnë intensivisht për shuarjen dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, aktualisht, zjarri është nën kontroll”, thuhet në njoftim.