Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme atmosferike si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë perëndimore dhe jugperëndimore.
Parashihen reshje shiu në viset e ulëta, duke i përjashtuar disa zona perëndimore dhe jugperëndimore, ku përveç rigave të shiut do të ketë kushte edhe për reshje bore, derisa në viset e larta mbi 1100 metra parashihen reshje të intensitetit mesatar dhe rënie të temperaturave.
Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta dhe në disa zona perëndimore parashihen reshje bore ditën e hënë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11 metër për sekondë.
Ditën e martë do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund te sjellin riga shiu, kryesisht në disa zona të kufizuara të pjesës perëndimore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8 metër për sekondë.
Mot me diell do të mbretërojë ditën e mërkurë, me temperatura minimale -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.
Edhe të enjten do të mbretërojë mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.
Të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 14-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton KosovaPress.