Rrjeti i OJQ-ve për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, ka kërkuar veprime konkrete nga institucionet për luftimin e diskriminimit dhe sfidave me të cilat përballen këto komunitete në Kosovë. Përmes një deklarate publike, u bë thirrje që të respektohen të drejtat e njeriut, në fokus të veçantë ato të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian
Zëdhënësja e këtij rrjeti të OJQ-ve, Kiki Rrahmani, tha se institucionet duhet të zhvillojnë politika të punësimit për këto komunitete.
Ajo tha se vetëm vitin e kaluar kanë evidentuar mbi 70 raste të diskriminimit ndaj këtyre tri komuniteteve jo shumicë. Sipas saj, këto raste theksojnë nevojën për një reagim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm të institucioneve për të parandaluar përsëritjen e tyre.
Detaje për rastet e diskriminimeve, dha drejtoresha e këtij rrjeti të OJQ-ve, Vesa Batalli.
Megjithatë, ajo tha se pjesëmarrja e fëmijëve të komuniteteve në arsim është në rritje, mirëpo ende ka tendencë që prej klasës së gjashtë dhe në shkollë të mesme fëmijët nga këto tri komunitete të braktisin shkollimin.
Sipas saj, diskriminimi i fëmijëve në shkolla ndodh më shumë nga bashkëmoshatarët e tyre shqiptar sesa nga mësimdhënësit.
Mes tjerash, u kërkua edhe nga mediat të shmangin përdorimin stereotipave për këto tri komunitete./KosovaPress/