Kërkesa e Hotit për lidership të ri në LDK konsiderohet egoiste

Me numrin e votave që Lidhja Demokratike e Kosovës mori në zgjedhjet e 9 shkurtit, është shprehur i pakënaqur ish-kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti, i cili kërkoi edhe lidership të ri në këtë parti.

Por, ky reagim i Hotit nga njohës politik po vlerësohet si një kërkesë egoiste, e cila e dëmton këtë parti.

Njohësi politik, Arbnor Sadiku për KosovaPress, beson që kjo pakënaqësi e Hotit është si një lloj hidhërimi me kryetarin, Lumir Abdixhiku sepse nuk i ka përfshirë aq shumë.

Madje, kërkesën e tij për udhëheqësi të re në LDK e konsideron si egoiste.

Politologu Sadiku thotë se nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti po keqpërdoret nga disa grupe që janë pjesë e LDK-së dhe u atakaun nga reforma që solli lideri i tanishëm.


Për Blerim Burjanin, arsyeja e kësaj pakënaqësie të shprehur nga Hoti erdhi nga frika se nuk mund të mbijetojë politikisht me ndryshimet që kanë ndodhur në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë për KosovaPress, se nuk e kupton reagimin e Avdullah Hoti, pasi siç u shpreh ai këto çështje do të duhej të trajtoheshin brenda shtëpisë.

KosovaPress ka kontaktuar ish-ministri i Punëve të Brendshme nga radhët e LDK-së Agim Veliu, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Karshi kërkesës së Hotit për lidership të ri në LDK në mbrojtje kryetarit aktual të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i dolën nënkryetari, Lufti Haziri, Duarsa Kica e Gazmend Muhaxhiri.

Në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit Lidhja Demokratike e Kosovës është renditur si partia e tretë me gjithsej 171,357 vota apo 18.27%.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video