Kërcënon udhëheqësi i “Ujqërve të natës”, reagon Stradner: Vuçiq mund të përshkallëzojë situatën

Kërcënon udhëheqësi i “Ujqërve të natës”, reagon Stradner: Vuçiq mund të përshkallëzojë situatën

Studiuesja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, Ivana Stradner ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuciq mund të përshkallëzojë situatën në rajon për të shpërqendruar Perëndimin nga problemet e brendshme të Serbisë.

Stradner këto deklarata i ka bërë në një ragim në “X”, ku ka shëprndarë intervistën kërcënuese të udhëheqësit të grupit të njohur rus të motoçiklistëve “Ujqit e natës”, Alexander Zaldostanov.

“Ndërsa Vuçiq ka një problem serioz me protestat masive në Serbi, ai do të përshkallëzojë përsëri situatën në Kosovë dhe Bosnje për të shpërqendruar Perëndimin. Udhëheqësi i  të Natës Alexander Zaldostanov thotë se Rusia do ta ndihmojë Serbinë. Rusia nuk mund ta ndihmojë veten e lëre më Serbinë…”, ka shkruar ajo në reagimin e saj ndaj deklaratave të Zaldostanov.


Udhëheqësi i grupit “Ujqit e natës” ka kërcënuar se gjithmonë do të ndjekin rrugën e sundimtarit mesjetar serb, Car Llazar, i cili pretendonte të ringjallte Perandorinë Serbe.

“Jo vetëm për vitin 2025, por gjithmonë, planet janë të njëjta, të ndjekim rrugën e sundimtarit serb Car Llazar. Për të ndjekur Car Llazarin. Ky është masterplani. Është më mirë të vdesësh me kryq se sa të fitosh me antikrishtin. Ky është plani i vetëm për të ardhmen e ‘Ujqërve të Natës’, së bashku me popullin serb, me komunitetin tonë”, ka thënë Zaldostanov në një intervistë për RT disa ditë më parë.

Lexo edhe

Video