Një person është identifikuar dhe arrestuar në Zveçan, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Policisë, kërcënimi ka ndodhur më 7 janar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.