Kërcënimet hibride dhe dezinformimi nga Rusia dhe Kina kanë shënuar rritje

Kërcënimet hibride dhe dezinformimi nga Rusia dhe Kina kanë shënuar rritje

Intensiteti dhe rrezikshmëria e kërcënimeve hibride, por edhe dezinformimi është në rritje viteve të fundit, derisa Rusia dhe Kina konsiderohen aktorët kryesorë të këtyre kërcënimeve.

Kështu u tha në konferencën “Balkan Disinfo 2025” të organizuar nga The Geopost, e cila po mbahet në Prishtinë dhe ku po marrin pjesë njohës të kësaj fushe nga shtete të ndryshme të botës. 

Diplomati finlandez, Tapio Pysalo u shpreh se qëllimi i këtyre kërcënimeve hibrike dhe dezinformatave nga Rusia dhe Kina po bëhet që të krijohet pasiguri dhe frikë, si dhe ndasi brenda BE-së dhe NATO-s.

Diplomati finlandez tha se këto dy shtete po bashkëpunojnë për të përhapur dezinformimin duke shfrytëzuar edhe inteligjencën artificiale.

“Intensiteti dhe rrezikshmëria e kërcënimeve hibride është në rritje viteve të fundit veçanërisht duke marr parasysh Rusinë dhe Republikën Popullore të Kinës si aktorët kryesor të kërcënimit. Objektiv për ata mbi të gjitha është minimi i partneriteteve tona duke mbjell ndasi brenda BE-së dhe NATO-s, duke penguar zgjerimin e NATO-s veçanërisht, edhe BE-së në Ballkanin Perëndimor, minimin e institucioneve demokratike duke përfshirë kredibilitetin e zgjedhjeve, cenimin e besimit të publikut dhe duke i polarizuar shoqëritë tona, duke ndikuar në stabilitetin e shoqërisë sonë. Qëllimi është që të mbillet pasiguri, frikë, duke cenuar besimin publik dhe duke e dobësuar mbështetjen që ia japim ne Ukrainës. Besoj që të gjitha këto mund të zbatohen edhe për dezinformimin si trende të përgjithshme dhe tek dezinformomi shohim se edhe Kina edhe Rusia kanë përshkallëzuar operacionet e tyre në Evropë dhe SHBA. Rusia ka investuar shumë në dezinformim”, u shpreh ai.

Matarina Klingova nga GLOBSEC nga Sllovakia u shpreh se numri më i madh i dezinfomrimit po përhapet nga vetë  liderët politik.

Sipas saj narrativa të rreme po përhapen përmes përmbajtjes së sponsorizuar në media sociale.

“Dezinformomi po përhapet nga liderët tanë politikë, nuk është diçka që ju mund ta ndjekni në website apo në Facebook e kanale të Twitter, tani po ngritet, po paraqitet nga lidershipi ynë politik. E ndez TV-në apo ndonjë debat politik para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, dhe aty gjen një narrativ polarizues të cilat prezantohen nga hisedarë të ndryshëm. Dhe pastaj kemi fushata të cilat mundohen t’i njollosin organizatat e ndryshme qeveritare, pastaj gazetarët, pastaj dezinformata nga aleatët tanë nëpër institucionet e BE-së dhe NATO. Pastaj kemi aktorë vendorë të cilët përhapin narrativ të cilët e prishin luftën në Ukrainë apo që prekin çfarëdo ndihme nga NATO dhe BE-ja. Nga anketat tona varësisht nga narrativi shohim e kemi 66% të sllovakëve në vitin 2023 mendonin se SHBA-ja po mundohet që tërhiqet nga lufta në Ukraninë dhe tani shumica e Evropës Qendrore e shohin Rusinë si kërcënim, por ai perceptim në Sllovaki ka rënë në 62%  në vitin 2022, në 49% në vitin 2024”, theksoi ai.


Shef i task-forcës për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Divizionit Strategjik të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në Bruksel, Alen Musaefendic u shpreh se si divizion në Ballkanin Perëndimor kundër dezinforimit po punojnë nga viti 2018.

Ai thekson se liderët e Ballkani Perëndimor janë zotuar se do të punojnë në luftimin e FIMI-it, derisa shtoi se luftimi i dezinformimit është bërë pjesë e procesit për t’u anëtarësuar në BE.

 “Është fatkeqësi kjo për shkak se një sërë rastesh të gjithë liderët politikë të Ballkanit janë zotuar që të punojnë më shumë për të luftuar FIMI-in dhe dezinformimin, shembull në vitin 2002 në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë në konkluza pika 25 është se ‘ne zotohemi se do të luftojmë FIMI-in [Dezinformimi, manipulimi, ndërhyrja në informacion nga aktorët e huaj] dhe kjo vlen edhe për liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Nga viti 2023 gjithashtu është pjesë e procesit për adresim në BE që të përvetësohet FIMI, është një risi që si pjesë e procesit për aderim në BE vendet kandidate që janë shumica e vendeve në Ballkanin Perëndimor janë të detyruar që të bëjnë më shumë për të ngushtuar hapësirën për përhapjen e FIMI-it. Në mënyrë proaktive pozicionohemi si BE dhe pro BE në mënyrë që aktorët e kërcënimit të mos mund të mbjellin narrativa të rreme”, theksoi ai.

Konsulenti i specializuar në sfidat e reja për integritetin e zgjedhjeve, Ben Graham theksoi se në Britaninë e Madhe nga shteti ku ai vjen ka një forcim të narrativave pro-ruse nga rrjetet e Republikës Popullore të Kinës.

Por, ai shtoi se proceset e shumta zgjedhor që shënuan vitin e kaluar kanë krijuar disa aspekte pozitive për luftimin e dezinformimit në mënyrë më efikase.

“Shohim një përafrim strategjik më të madh sa i përket kundërshtarëve tanë shohim një zmadhim ose forcim të  narrativave pro-ruse nga rrjetet e Republikës Popullore të Kinës dhe është me rëndësi që të punojmë së bashku për t’iu kundërvënë. Së dyti mendojmë se ende nuk e kemi zënë hapin duket se kemi ngecur në një kështjellë që është në shtet rrethim dhe si prirje i kemi t’i ngrehim mburojat por jo ndoshta na ndihmon aty për aty, por nuk na ndihmon që të fitojmë në territor në kuptim të luftimit të manipulimit të informacionit duhet t’i shikojmë edhe aspektet psikologjike pse njerëzit i besojnë këto dezinformomë dhe si mund t’i bindin njerëzit. Mendoj se duhet të punojmë më shumë elekuencë në kundërvënie”, theksoi ai.

Studiuesi dhe eksperti i inteligjencës digjitale veçanërisht për fushatat e manipulimit dhe ndikimin të informacionit të huaj, Benjamin Schultz nga Shtetet e Bashkuara, u shpreh se për shkak të urdhrave ekzekutiv të marr nga presidenca e re amerikane po ndodh një sulm ndaj hulumtuesve.

Sipas tij SHBA-ja është bërë një shoqëri e hiper-polarizuar.

Video“Në dy javët e ardhshme ka ndryshuar shumë në SHBA dhe tërë botën për shkak të urdhrave të ndryshme ekzekutiv dhe në SHBA një trend problematik që po qarkullon është sulmi ndaj hulumtuesve dhe websiteve të hulumtuesve. SHBA-ja po mundohet që ta përkul tani qasjen në Evropë, por njëherë për njëherë po duket se është problematike sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe në përballje me këto kërcënime hibride nga njëra anë nga Irani, Rusia, Kina dhe të tjerë. Po mundohem që të mos tingëlloj si politikan, por dezinformimi bëjnë një fjalë e pistë politike, sepse grantet shkencore tani janë tërhequr që nuk kanë të bëjnë asgjë me partinë kanë qenë punime bazike sa i përket impaktit shoqëror dhe që është shëndeti publik, IA gjithçka që thuajse pak e përmend fjalën dezinformatë, grua, apo anshmëri. Dhe grantet tani janë tërhequr vetëm në bazë të këtyre, tani jemi në një vend ku bashkëpunimi po sulmohet në mënyrë institucionaliste dhe të gjitha aspektet e hulumtimit shkencor dhe po bëhet si një dele e zezë“, u shpreh Schultz.

Lexo edhe

Video