Ish-kryeshefi i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), ish-drejtori, ish-menaxheri dhe pesë zyrtarë të tjerë të cilët deri më sot kanë punuar në këtë kompani dhe janë pezulluar nga puna, po akuzohen për nënshkrimin e një kontrate në vitin 2021 për mirëmbajtjen dhe riparimin e deponive, me vlerë mbi 958 mijë euro, kontratë e cila ka tejkaluar limitin e lejuar ligjor prej 30 për qind.
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), disa ditë më parë ka shpalosur gjetjet mbi parregullsitë në KMDK, duke rezultuar në pagesa për punë të pa dokumentuara dhe miratime të paautorizuara për shërbime pa nënshkrimet e nevojshme.
Kryeshefi ekzekutiv i KMDK-së, Dardan Velija, në një konferencë për media sot tha se kontrata në fjalë është iniciuar dhe zbatuar nga menaxhmenti i mëparshëm.
“Kontrata në fjalë është iniciuar dhe zbatuar nga menaxhmenti i mëparshëm, para se unë të merrja këtë pozitë. Auditimi ka zbuluar parregullsi serioze në një kontratë për mirëmbajtjen dhe riparimin e deponive, duke përfshirë tejkalime të mëdha të kostove të kontraktuara, me një shumë prej gati 958,189 euro”, tha Velija, transmeton KosovaPress.
Velija tha se si kryeshef i KMDK-së nuk do të tolerojë më keqpërdorimin e fondeve apo korrupsionin në asnjë nivel brenda kësaj kompanie.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.