Kandidati për deputet nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Egzon Kelmendi tha se vendit i duhet një qeveri që shikon edhe nga Peja – qyteti i kampionëve të biznesit, sportit e kulturës.
Ai tha se Peja e ka kuptuar se ora e ndryshimit po afrohet.
“Qendra dhe Sahat kulla e Pejës, sikur edhe tërë Peja, janë zemra e Aleancës. Peja e ka kuptuar se ora e ndryshimit po ofrohet. Vendit i duhet një qeveri që shikon edhe nga Peja, qyteti i kampionëve të biznesit, ekonomisë, sportit, kulturës e rinisë”, shkroi Kelmendi në Facebook.
Egzon Kelmendi i AAK-së mban numrin 60 në listën e Koalicionit për Kosovën Fituese.
Artikull i sponsorizuar