Kelmendi i AAK-së: Jemi gati që pas 9 shkurtit, të kalojmë nga fjalët në vepra

Kelmendi i AAK-së: Jemi gati që pas 9 shkurtit, të kalojmë nga fjalët në vepra

Egzon Kelmendi, kandidat për deputet me numër 60 në listën zgjedhore nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se popullata dhe rinia e Fushë Kosovës, ua vërtetuan faktin se nuk duhet të ndalen dhe se janë në rrugë të drejtë!

“Ky qytet në zemër të Kosovës, meriton trajtim e zhvillim. Nga ekonomia fillon gjithçka dhe ne jemi gati që pas 9 shkurtit, të kalojmë nga fjalët në vepra! Me fitoren e AAK-Nisma dhe të tjerët, fiton ekonomia, zhvillimi dhe investimet strategjike që gjenerojnë vende dinjitoze të punës!”, ka shkruar Kelmendi.


Kelmendi shtoi se sipërmarmarrja e tij e deritashme në sektorin privat, është garancë për sukses edhe në të ardhmen e përbashkët!

Artikull i sponsorizuar

Lexo edhe

Video