Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka aprovuar sot tarifat me të cilat kapacitetet e kësaj korporate do t’u ofrohen partnerëve afaristë, KEDS/KESCO dhe KOSTT për periudhën tarifore 1 prill 2025 deri më 31 mars 2026.
Tarifat e aprovuara për KESCO – shërbimi universal: 29.50 euro për MW/h, për KEDS – humbjet në rrjete: 36 euro për MW/h dhe KOSTT – humbjet në transmision 36 euro për MW/h.
Tarifat e prodhuesit KEK kanë mbetur të pandryshuara që nga 2019, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPress.