KEK nis remontin në njësinë B1, ka një premtim

KEK nis remontin në njësinë B1, ka një premtim

Njësia gjeneruese B-1 e termocentralit Kosova B, bazuar në bilancin vjetor energjetik, është në proces të remontit të rregullt të planifikuar 23 mars deri më 26 prill 2025.

Gjatë këtij remonti, përveç aktiviteteve riparuese të brendshme, do të realizohen edhe riparimet e kontraktuara, të cilat përfshijnë implementimi i kontratës për portet dhe degët e kanaleve CFRG/PA, implementimi i kontratës për riparimin e ndërpresit 24 kV të gjeneratorit, implementimi i pjesërishëm i kontratës për kondenzatorin dhe pastrimi i sipërfaqeve ngrohëse të kaldajës, raporton KosovaPress.


“Aktivitete të planifikuara kanë filluar dhe po zhvillohen në përputhje me dinamikën e paraparë, duke siguruar që procesi të realizohet me efikasitet dhe brenda afateve të caktuara. Me përfundimin e këtij remonti, pritet që siguria e operimit të njësisë B-1 të rritet, duke përmirësuar kështu nivelin e sigurisë dhe efikasitetin e prodhimit të energjisë”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, KEK nuk ka njoftuar se sa do të kushtojë ky remont.

Lexo edhe

Video