Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit mund të certifikohen më së largu në mes të javës së ardhshme.
Kështu ka thënë Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), pasi që PZAP-ja ka refuzuar të gjitha ankesat e parashtruara nga subjektet politike që kundërshtonin rezultatet zgjedhore apo kërkonin ndërhyrje në proces.
PZAP rrëzon ankesën e LVV-së për anulim dhe rinumërim të votave • KosovaPress
AI ka thënë se sipas procedurave ligjore, subjektet politike kanë 48 orë nga pranimi i vendimit të PZAP për të ushtruar të drejtën e tyre për apelim në Gjykatën Supreme dhe kjo e fundit ka 96 orë për të shqyrtuar dhe vendosur mbi këto ankesa, transmeton KosovaPress.
“Duke ndjekur dinamikën e deritanishme, nëse paraqiten ankesa në Supreme – me supozimin se as ajo nuk do të dalë përtej argumentimit të PZAP-së – rezultatet do të mund të certifikohen më së largu në mes të javës së ardhshme”, ka shkruar Cakolli në një postim në Facebook.