Katër rregulla të rëndësishme të KPM-së për mbulim nga mediat gjatë votimit

Katër rregulla të rëndësishme të KPM-së për mbulim nga mediat gjatë votimit

Juristja e mediave Flutura Kusari përmes një postimi në rrjetet sociale ka përkujtuar rregullat e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) për mbulimin e ditës së votimit nga mediat.

Televizionet dhe radiot nuk kanë të drejtë të publikojnë asnjë sondazh 24 orë para mbylljes së vendvotimeve – nga ora 19.00 sonte deri nesër në ora 19.00.

“Mirë është që edhe mediat online mos të shkretohet! Mediat, bile, nuk kanë të drejtë të publikojnë as ‘sondazhe’ ose informacione jozyrtare rreth numrit të daljes në zgjedhje gjatë ditës – vetëm të dhënat e KQZ-së mund të transmetohen. Mediat nuk kanë të drejtë të transmetojnë asnjë prononcim të politikanëve nesër. Përjashtim nga ky rregull përbëjnë prononcimet e presidentes, kryetarëve të partive politike dhe kandidatëve për kryeministër.  


Kjo rregull është e re, keni kujdes! Pra nëse një kandidate për deputete del voton dhe jep prononcim ose bën postim në Facebook, nuk keni të drejtë t’ia transmetoni atë deklaratë verbale ose të shkruar”, porosit Kusari.

Mediat mund të transmetojnë konferenca për shtyp të thirrura nga partitë politike për ndonjë parregullsi, por duke u siguruar në mënyrë shumë strikte që asnjë material të mos shihet gjatë konferencës. Kusari sugjeron që partitë këto konferenca t’i mbajnë në rrugë e jo nëpër seli ku ka logo e flamuj partiakë.

Përbërja aktuale e KPM-së, ndonëse pa fuqi vendimmarrje, është shumë armiqësore ndaj mediave. Ju ftoj për kujdes se mezi nuk presin t’ju dënojnë. Disa media, e meritojnë të dënohen rëndë për abuzimin që e kanë bërë gjatë fushatës zgjedhore, por për këtë diskutojmë pas zgjedhjeve, përfundon postimi i Kusarit.

Lexo edhe

Video