Kapen dy persona për fajde në Prishtinë, i treti në arrati

Kapen dy persona për fajde në Prishtinë, i treti në arrati

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona sot në kryeqytet, pas raportimit të një rasti për fajde më 9 tetor 2024, për të cilin në kërkim është vënë edhe një person i tretë.


Zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, kanë identifikuar tre të dyshuar lidhur me rastin, dy prej të cilëve janë arrestuar dhe intervistuar sot – A.F. (38) dhe E.F. (19), shtetas të Kosovës, të cilët me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje 48 orë.

Aktualisht hetuesit janë në kërkim të personit të tretë, i cili ndodhet në arrati.

Lexo edhe

Video