Kapen armë e municion në shtëpinë e një 76-vjeçari në Ferizaj

Kapen armë e municion në shtëpinë e një 76-vjeçari në Ferizaj

Policia e Kosovës ka konfiskuar disa armë dhe municion në shtëpinë e një 76-vjeçari në Dardani të Ferizajt.

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj ka pranuar sot rreth orës 12:15 informacionin se një person mashkull po mbante në pronësi armë zjarri me leje të skaduar që nga viti 2021.


Policia ka kontaktuar me personin, i cili mbante në mënyrë të paautorizuar armë zjarri dhe si rezultat, në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, 35 fishekë gjuetie, një revole me 47 fishekë.

Me autorizim të prokurorit të shtetit është iniciuar procedura për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa i dyshuari është liruar. 

Lexo edhe

Video